Flash News

KRYESORE

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, ç'ndodhi sot para Parlamentit?

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme,

Gaz lotsjellës, spray piper, ujë me presion, shkopinj gome, tërheqje zvarrë dhe arrestime të dhunshme. Ky është bilanci i protestës së zhvilluar para Parlamentit kundër qeverisë.

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme,

E nisur me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, protesta agravoi shumë shpejt në përplasje të dhunshme mes qytetarëve pjesëmarrës dhe policisë e cila kishte formuar një kordon të gjatë përreth Parlamentit.

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme,

Qytetarët shkulën gardhin metalik të vendosur nga policia duke çarë kështu barrierën e parë.

Një pjesë e deputetëve të mazhorancës të frikësuar nga vezët dhe mielli i protestuesve, u futën në godinën e Parlamentit nga hyrjet dytësore. Të tjerë, zgjodhën qendrën tregtare pranë pedonales aty ku disa qytetarë iu bënë pritë.

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, 

Ndërsa disa deputetë socialistë, u futën nga hyrje kryesore, por aty nuk u kursyen aspak nga protestuesit të cilët iu brohoritën në fytyrë duke i quajtur “hajdutë”. Disa të tjerë u gjuajtën edhe me vezë.

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme,

Situata u përshkallëzua kur efektivët filluan arrestimet e dhunshme. Të rinj që tërhiqeshin zvarrë, 5-6 efektivë i mbanin forcërisht të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerë i godisnin me shkopinj gome.

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme,

Në shenjë revolte, disa të rinj shkatërruan makinën e policisë, duke i thyer xhamat e automjetit.

Gaz lotsjellës, spray piper e arrestime të dhunshme, 

Pamjet e një dhune ekstreme ndaj qytetarëve që sot, kërkojnë largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij, korrupsioni, emigracionit masiv, shpopullimit, vjedhjeve, e njëjta qeveri e cila po hesht përballë akteve të dhunshme duke normalizuar përgjigjen e policisë. 

Të fundit