Flash News

E-TJERA

Video/ I rrethuar nga truprojat, kush është deputeti që provokoi me gjeste protestuesit

Video/ I rrethuar nga truprojat, kush është deputeti që provokoi

Momente tensioni janë regjistruar këtë të enjte para godinës së Kuvendit, ku protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar qeverinë, ndërsa zona ishte blinduar nga forca të shumta policie.

Në qendër të vëmendjes u bë një deputet, i cili, i shoqëruar nga truprojat teksa po hynte në ambientet e Parlamentit, u pa duke bërë një gjest provokues me dy gishta në drejtim të protestuesve. Veprimi shkaktoi reagime të menjëhershme dhe tensionoi situatën për disa çaste.

Personi në fjalë është deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Besnik Brahimi. Pas gjestit të tij, policia ndërhyri për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa pati edhe përplasje me një pjesë të protestuesve.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur Brahimi, i rrethuar nga truprojat dhe nën masa të forta sigurie, hyn në Kuvend, ndërsa gjesti i tij ndaj protestuesve ka ndezur tensionet jashtë godinës së Parlamentit.

 

 

Të fundit