Flash News
Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Veliajt
Festimet për kualifikimin e Meksikës në Botëror kthehen në tragjedi, tre tifozë humbin jetën
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 5 të plagosur dalin nga spitali, si paraqitet gjendja e të tjerëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Mbështesim gjeneratën e re, nuk ndalet pa rrëzuar këtë qeveri

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha e cilësoi këtë forum si më cilësorin dhe më të fuqishmin në historinë e PD, duke theksuar se partia mbështet fuqishëm lëvizjen e gjeneratës së re që, sipas tij, po luan një rol vendimtar në zhvillimet politike në vend.
Berisha u shpreh se vendi ndodhet në një moment të veçantë të pluralizmit politik dhe se ajo që ai e quajti “gjenerata Z” përfaqëson një energji të re shoqërore, e cila sipas tij ka ndikuar në ngjarje të rëndësishme të viteve të fundit dhe vazhdon të jetë aktive në protestat kundër qeverisë.
Ai theksoi se kjo lëvizje, sipas tij, nuk do të ndalet pa sjellë ndryshimin e pushtetit, ndërsa akuzoi qeverinë për përpjekje për ta frenuar përmes propagandës dhe mjeteve të ndryshme të komunikimit publik.
Berisha: Përshëndetje për të gjithë ju sot këtu në këtë sallë, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, e them me ndjenjë optimizmi, kënaqësie dhe krenarie, e Këshillit Kombëtar më të fuqishëm, më cilësor që PD ka zgjedhur në tërë historinë e saj.
E Këshillit Kombëtar që merr përsipër, i sigurt, misionin historik të kësaj partie.
Misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit.
Të dashur miq, sot Këshilli ynë Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik.
Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës së re apo gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore.
PD, e cila zhvilloi një betejë epike, të pashembullt në historinë e një vendi për të mbrujtur sovranitetin e brendshëm apo opozitën e vërtetë, ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje.
Këtë lëvizje të një rëndësie të jashtëzakonshme.
Gjenerata Z, apo gjenerata e re t’i themi, ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara.
Ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike, të cilat i premtoi Edi Rama me vizitën e tij të parë në OKB.
Shqiptarët u mbetën mirënjohës pafundësisht atyre.
E vërteta është se ajo ishte beteja kryesisht e gjimnazistëve shqiptarë.
Ata gjimnazistë, dhe studentë më vonë, me një ndjeshmëri, me një pastërti, me ideale, kur panë se vendi vendosej para një rreziku papritmas ata u derdhën në rrugë dhe e detyruan despotin të anulonte vendimin e tij.
Nuk duhet të harrojmë se në vlerësimet, ne e vërteta është ajo që na frymëzon, e vërteta është ajo që na udhëheq, dhe atë betejë nuk e bënë forcat politike, jo, ne i mbështetëm, por betejën e bënë ata.
Ata me një vendosmëri absolute nuk u tërhoqën nga beteja gjersa fituan.
Janë të bekuar.
Nuk është kjo beteja e vetme e fituar prej tyre.
Mos harroni një moment tjetër, shumë të rëndësishëm, kur dora e zezë ekzekutoi 5 metra nga pragu i shtëpisë Klodian Rashën. Shteti vrasës paraqiti të gjitha mashtrimet dhe trillimet për të ndjerin Klodian Rasha, por ato gjenerata nuk i besoi dhe dolën në rrugë me një trimëri të jashtëzakonshme.
E lemeritën pushtetin. E detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij.
Tani ata janë në rrugë, forcë në botë që mund t’i pengojë ata pa realizuar përmbysjen e kësaj qeverie, nuk ka.
Lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama me të gjithë propagandën e tij prokolalike, sado që ka marrë kompanitë më të mëdha për t’ua rrëmbyer algoritmin, sado që ka krijuar me qindra e qindra faqe fake për t’i sulmuar ata, çfarëdo që bën, është i pashpresë.
Ajo gjeneratë nuk di kurrë të tërhiqet.
Ajo gjeneratë di vetëm të fitojë.
Ndaj dhe Edi Rama që paguan çdo gjysmë orë shuma marramendëse për ta mbajtur nën kontroll algoritmin, po humbet çdo gjë.
Të fundit
32 ditë protestë, shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës
1 Korrik 2026, 19:32
Berisha: Mbështetja për gjeneratën e re është detyrim historik, jo zgjedhje politike
1 Korrik 2026, 19:20
Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Veliajt
1 Korrik 2026, 18:42
Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin
1 Korrik 2026, 16:58
Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit
1 Korrik 2026, 16:38
Braho: SPAK po shqyrton mundësinë të kryejë vetë arrestimet e personave në kërkim
1 Korrik 2026, 16:22
Bie besimi në ekonomi në qershor, nga shërbimet dhe ndërtimi
1 Korrik 2026, 15:44
Shkrimtari Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi i Kolonjës”
1 Korrik 2026, 15:18
85% e njerzëve shqetësohen për gjëra që nuk i ndodhin kurrë
1 Korrik 2026, 14:50
Vrau dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë të Mexhit Picarit
1 Korrik 2026, 14:17
Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: U ushtrua dhunë shtazore
1 Korrik 2026, 13:57
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje, mbështet PD-në
1 Korrik 2026, 13:40
Dhunohet nga dy persona analisti Ilir Demaliaj
1 Korrik 2026, 13:23
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në disa komisariate
1 Korrik 2026, 12:54
Berisha mesazh gjeneratës Z: Po ngriheni ndaj një diktature autoritare
1 Korrik 2026, 12:32
53% e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga sëmundjet e zemrës
1 Korrik 2026, 11:52
"Jep dorëheqjen", Rama pritet me protesta nga shqiptarët e Düsseldorf-it
1 Korrik 2026, 11:18
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
1 Korrik 2026, 11:02
“Bisedë e shkurtër dhe e përzemërt”, Berisha takon kancelarin e Austrisë
1 Korrik 2026, 10:47
Protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “Albanian Files”
1 Korrik 2026, 10:32
Flamingot dhe tre premisa
1 Korrik 2026, 10:24
Vdekje e 32-vjeçarit në Qafë Thanë, i riu u aksidentua me makinën e vjedhur
1 Korrik 2026, 10:12
Harta/ Shqipëria në mesin e zonave më të prekura nga vala e të nxehtit në Europë
1 Korrik 2026, 09:09
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
1 Korrik 2026, 08:22
Mot i qëndrueshëm dhe vranësira, parashikimi për këtë të mërkurë
1 Korrik 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2026, 07:54
Politico: Përshkallëzohet “Revolucioni i Flamingove”, eurodeputetët mbështesin protestën
30 Qershor 2026, 22:02
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18