E-TJERA

Harta/ Shqipëria në mesin e zonave më të prekura nga vala e të nxehtit në Europë

Harta/ Shqipëria në mesin e zonave më të prekura nga vala e

Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të nxehta të kësaj vere, ndërsa hartat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rendisin vendin mes rajoneve më të goditura nga vala e temperaturave ekstreme që ka përfshirë Europën.

Sipas të dhënave të organizatës, temperaturat në pjesën qendrore të vendit kanë kaluar 35 gradë Celsius, ndërsa në disa zona i janë afruar edhe 40 gradëve. Më të prekura rezultojnë rajonet e Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Lushnjës, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat malore temperaturat kanë qenë disi më të ulëta.

OBSH vëren se Shqipëria ndodhet në të njëjtin brez të nxehtësisë me pjesë të Greqisë, Italisë jugore dhe Ballkanit jugor. Temperatura edhe më të larta janë regjistruar vetëm në disa rajone të Spanjës, Francës jugore dhe Turqisë.

Vala e të nxehtit po sjell pasoja në mbarë kontinentin. Sipas OBSH-së, shërbimet shëndetësore në shumë vende europiane po përballen me një fluks të shtuar rastesh të lidhura me temperaturat ekstreme. Franca ka raportuar rritje të ndjeshme të thirrjeve për ndihmë mjekësore, Londra ka regjistruar një numër rekord rastesh kërcënuese për jetën, ndërsa në Spanjë janë raportuar më shumë se 300 viktima të lidhura me vapën brenda pak ditësh. Italia, nga ana tjetër, ka raportuar pesë viktima në vetëm 24 orë.

Të fundit