Flash News

E-TJERA

SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.

Gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi se nuk provohet që kryebashkiakja të ketë kryer vepër penale.

Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.

Të fundit