E-TJERA

Vdekje e 32-vjeçarit në Qafë Thanë, i riu u aksidentua me makinën e vjedhur

Vdekje e 32-vjeçarit në Qafë Thanë, i riu u aksidentua me

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku humbi jetën një 32-vjeçar nga Vlora.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Amarildo Islamaj nuk ishte pronari i automjetit me të cilin u përplas. Sipas hetimeve, ai dyshohet se e kishte marrë mjetin pa lejen e pronarit në fshatin Leshnicë, pasi e kishte gjetur të parkuar me çelësat e lënë brenda.

Pas marrjes së automjetit, 32-vjeçari është larguar, por vetëm pak minuta më vonë është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, pronari i automjetit ka denoncuar vjedhjen në Komisariatin e Policisë Pogradec. Hetimet e kryera nga policia çuan në identifikimin e autorit të dyshuar të vjedhjes, i cili rezultoi të ishte pikërisht 32-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit.

Të fundit