Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh gjeneratës Z: Po ngriheni ndaj një diktature autoritare

Berisha mesazh gjeneratës Z: Po ngriheni ndaj një diktature autoritare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë gjeneratës Z, që po protestojnë kundër qeverisë Rama.

Kryedemokrati vlerësoi angazhimin e të rinjve si një lëvizje të fortë kundër, siç e cilësoi ai, një “diktature autoritare”.

Berisha e përshkroi këtë gjeneratë si një forcë kyçe në jetën politike dhe shoqërore të vendit, duke theksuar se të rinjtë përfaqësojnë energjinë dhe guximin për përballje me situatën aktuale në Shqipëri.

“Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z. Kjo lëvizje të dashur miq, në shumë aspekte është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Pse e them këtë? Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të rinjtë e asaj gjenerate që nuk ka njohur kurrë diktaturë autoritare. Dhe është kjo gjeneratë që ngrihet në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktaturë autoritare.

Në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën, në qoftë se dhjetëra mijëra intelektualë zgjedhin indiferencën, këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me të keqen më të madhe që shqiptarët mund të kenë pasur në histori, me Edi Ramën”, tha Berisha.

 

Të fundit