Flash News

E-TJERA

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit

Procesi penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe 16 të pandehurve të tjerë për aferën e incineratorit të Fierit, mbahet pezull prej muajit mars, për arsye të mungesës së avokatëve. Në seancën e të mërkurën më 1 korrik, mungonin avokatët Julian Mërtiri, Marash Ibraj dhe Ergys Hysi. Hysi dhe Ibraj kishin depozituar kërkesë për shtyrje të seancës.

I pari kishte dorëzuar një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, dnërsa Ibraj kishte parashtruar se nuk mund të paraqitej në seancë për arsye se një familjar i tij ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Për avokatij Mërtiri nuk u konstatua ndonjë arsye lidhur me mungesën e tij.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi u shpreh se në këtë situatë nuk mund të vijohej seanca. Pasi u tërhoq, kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Tereza Merkaj vërejti se mungesat e avokatëve dhe kërkesat e tyre për shtyrje janë të përsëritura duke sjellë shtyrje të procesit, pavarësisht justifikimeve për arsye shëndetësore.

Sipas gjykatës, për shkak të sjelljes së avokatëve po cënohet procesi i rregullt ligjor. Gjyqtarja Merkaj deklaroi se, me qëllim garantimin e vijimit të procesit, u vendos që të merren masa ndaj avokatëve që mononin, duke caktuar ndaj tyre gjoba në shmuat 20 mijë lekë për secilin.

Po ashtu, u caktua një avokat kryesisht, me qëllim që të mundësohet vijimi seancës së ardhshme, që u shty për më datë 15 korrik, në orën 09:00.

Prej datës 17 mars kur është caktuar seanca e parë, kanë dështuar të zhvillohen nëntë seanca në këtë çëeshtje. Tetë prej seancave janë shtyrë për arsye të mungesës së avokatëve, ndërsa një për pamundësinë e formimit të trupit gjykues.

Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit, janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme e Skallës së Parë në shtator të vitit 2023. Apeli e riktheu për rigjykim në dhjetor të vitit 2024, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendimarrje. Gjykata e Lartë e riktheu në Apelit, duke vlerësuar se çështja duhej të zgjidhet drejtëpërdrejtë në Shkallën e Dytë.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë “Rama” për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë u akuzuan sit ë përfshirë, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Reporter.al

Të fundit