Flash News

SPORT

"Përgjegjësia është e imja", Ronaldo Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës

"Përgjegjësia është e imja", Ronaldo Koeman jep

Ronald Koeman nuk do të jetë më në krye të kombëtares së Holandës.

Trajneri holandez ka njoftuar dorëheqjen e tij, vetëm pak ditë pasi "Tulipanët" u eliminuan nga Maroku në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

Vendimin e bëri publik përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku mori përgjegjësinë për dështimin e skuadrës në turne.

"Mbrëmë mora vendimin për t'i dhënë fund mandatit tim si trajner i ekipit kombëtar holandez. Më dhemb që angazhimi im me Portokallinjtë përfundon në këtë mënyrë. Të gjithë ëndërronim një Botëror ku do të shkruanim histori, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë."
Koeman theksoi se si trajner e konsideron veten përgjegjës për rezultatin e arritur.

"Si trajner, unë mbaj përgjegjësi. Gjithmonë e kam ndjerë dhe gjithmonë do ta ndiej."
Holanda e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë me shtatë pikë, por aventura e saj në Botëror përfundoi menjëherë në raundin e parë me eliminim direkt. Pas barazimit 1-1 ndaj Marokut, "Tulipanët" u mposhtën në serinë e penalltive, duke i dhënë fund ëndrrës për trofeun botëror.

Të fundit