Flash News

Ditari i Maxhorancës

Eurodeputetja Jutta Paulus 'nxjerr zbuluar Erion Braçen: Ja si i kërcënon dhe fyen aktivistët në rrjetet sociale

Eurodeputetja Jutta Paulus 'nxjerr zbuluar Erion Braçen: Ja si i

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka reaguar publikisht ndaj deputetit socialist Erion Braçe, duke e akuzuar se ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj aktivistëve në rrjetet sociale.

Paulus ka publikuar disa prej mesazheve të shkëmbyera mes Braçes dhe aktivistëve, ku deputeti, sipas saj, u drejtohet me fraza kërcënuese si: “Do bëheni të njohur”, ndërsa përdor edhe shprehje të tilla si “ti dhe rraca jote”.

Në komunikimin e publikuar, Braçe i drejtohet një aktivisteje edhe me fjalën “ordinere”.

Sipas eurodeputetes, një gjuhë e tillë është e papranueshme ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar apo shprehur mendimin.

Kjo nuk është hera e parë që Erion Braçe përfshihet në replika të ashpra me qytetarë apo aktivistë në rrjetet sociale, ku komunikimi i tij ka terhequr jo pa vemendjen për shkak të toneve fyese dhe ofenduese.

Të fundit