Flash News

SPORT

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron biletën për në 1/8-at e

Meksika siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Ekuadorin në një sfidë që nisi me një orë vonesë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në stadiumin "Azteca".

Skuadra e drejtuar nga Javier Aguirre zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë falë golave të Julian Quiñones dhe Raul Jimenez, ndërsa në fraksionin e dytë administroi rezultatin pa hasur vështirësi.

Ky sukses i jep Meksikës mundësinë të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi, pasi në raundin e ardhshëm do të përballet në "Mexico City" me fituesen e çiftit Angli–Kongo.

Takimi u shty me 60 minuta për shkak të një stuhie të fortë që goditi kryeqytetin meksikan, por sapo loja nisi, vendasit morën menjëherë kontrollin e saj. Brenda 10 minutave të para krijuan disa raste të pastra shënimi, ndërsa Ekuadori u përgjigj vetëm me një goditje në traversë nga John Yeboah.

Presioni i Meksikës u shpërblye kur Julian Quiñones depërtoi nga krahu i majtë dhe mposhti portierin Hernan Galindez me një goditje të saktë. Pak minuta më vonë, sulmuesi u shndërrua në asistues për Raul Jimenez, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe realizoi golin e dytë me një goditje të bukur në trekëndësh.

Pas pushimit, Ekuadori u përpoq të reagonte, por nuk arriti të krijonte raste serioze, ndërsa tentativa më e mirë ishte një goditje e Gonzalo Platës që përfundoi jashtë.

Mbrëmja u mbyll në mënyrën më të keqe për ekuadorianët, pasi në minutat e fundit Piero Hincapié u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në fund të sfidës.

Të fundit