Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon pamjet e protestuesit të gjakosur: Dënoj dhunën ndaj qytetarit paqësor

Berisha publikon pamjet e protestuesit të gjakosur: Dënoj dhunën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së qytetarëve pranë Kuvendit, ku mes të tjerësh,  një protestues mbeti i gjakosur gjatë ndërhyrjes së policisë në një lokal pranë Parlamentit.

Në një postim në Facebook, Berisha publikoi pamjet e të riut me gjak në hundë dhe akuzoi policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.

"Përgjaket protesta. Pasi e përgjakin narkopolicët lajnë duart si Pilati! Dënoj me ashpërsinë më të madhe gjakosjen e protestuesit paqësor!", shkruan Berisha.
Sipas informacioneve, i riu ndodhej në një lokal pranë Kuvendit, ku kishte fishkëllyer dhe kishte thirrur emrin e deputetit socialist Ulsi Manja. Më pas, forcat e policisë hynë në ambientet e lokalit dhe nxorën me forcë disa persona, ndërsa gjatë ndërhyrjes protestuesi pësoi lëndime në hundë.

 

Të fundit