Flash News

Ditari i Opozitës

“PD do të ripërtërihet”, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja

“PD do të ripërtërihet”, Zhupa: Po krijojmë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh se riorganizimi i strukturave drejtuese të PD-së do të shoqërohet me një përfaqësim më të gjerë të grave dhe të rinjve, në përputhje me ndryshimet e miratuara në statut.
Duke folur në A2 CNN, ajo theksoi se përbërja e re e partisë synon të reflektojë një qasje më gjithëpërfshirëse.

Sipas Zhupës, statuti i ri garanton që të paktën 40% e përfaqësuesve të jenë gra dhe 40% të jenë të rinj, ndërsa lista e paraqitur në Këshillin Kombëtar është hartuar pikërisht mbi këtë parim.

Me ndryshimet statutore kemi vendosur që të paktën 40 për qind do të jenë gra dhe 40 për qind do të jenë të rinj. Lista e sotme ishte shumë përfaqësuese në këtë drejtim. Synojmë të ndërtojmë një PD të gatshme me një ekip për fushatën elektorale, betejat parlamentare, qeverinë tranzitore dhe për t’i prirë stinës së protestave”, u shpreh Zhupa.
Deputetja demokrate e cilësoi këtë fazë si vijimin e procesit të reformimit të partisë, duke theksuar se krijimi i një kryesie funksionale është një hap i rëndësishëm për objektivat politikë të opozitës.

Sot nis kapitulli i dytë i këtij procesi dhe shpresoj të përmbyllet me zgjedhje të suksesshme dhe një kryesi funksionale. Kam besim se, falë ndryshimeve statutore dhe vizionit të kryetarit të partisë, do të ndërtojmë një ekip që u përgjigjet pritshmërive të qytetarëve, që synon të fitojë zgjedhjet lokale dhe të vazhdojë presionin për një qeveri tranzitore dhe dorëheqjen e Edi Ramës”, deklaroi Zhupa.

Të fundit