Flash News

E-TJERA

"Hajdut", "plehrë", protestuesit qëllojnë me vezë dhe miell makinën e Niko Peleshit para Kuvendit

"Hajdut", "plehrë", protestuesit qëllojnë me

Protesta e zhvilluar këtë mëngjes përpara Kuvendit është shoqëruar me incidente, teksa protestuesit kanë shënjestruar me vezë dhe miell automjetin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ndërsa automjeti kalonte pranë turmës, protestuesit hodhën vezë dhe miell në drejtim të tij, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mazhorancës.

Gjatë aksionit, pjesëmarrësit në protestë kanë lëshuar edhe thirrje kundër Peleshit, duke e etiketuar me fjalë fyese si "hajdut" dhe "plehrë".

Të fundit