Flash News

E-TJERA

Spraj lotsjellës në protestën para Parlamentit, disa protestues shfaqin probleme shëndetësore

Spraj lotsjellës në protestën para Parlamentit, disa protestues

Përshkallëzohet situata gjatë protestës së qytetarëve para Kuvendit, ku ndërhyrja e policisë përfshiu edhe përdorimin e sprajit lotsjellës me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Gjatë kohës që në Parlament zhvillohej seanca plenare, protestuesit u mblodhën përpara godinës, duke hedhur parulla si "Parlamenti i krimit", si edhe vezë dhe miell në drejtim të institucionit.

Në vijim të përshkallëzimit të situatës, efektivët e policisë përdorën spraj ndaj një pjese të protestuesve.

Pas ndërhyrjes, disa qytetarë shfaqën shqetësime shëndetësore, ndërsa disa u ulën ose u shtrinë në tokë për të marrë ndihmën e parë.

Të pranishmit u përpoqën t'i ndihmonin duke u hedhur ujë në fytyrë, deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.

Të fundit