Flash News

E-TJERA

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar, mes tyre aktivisti Gent Progni

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, disa të shoqëruar,

Tensione u regjistruan paraditen e sotme pranë Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare, ku policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe shoqëroi disa prej tyre.

Mes personave të ndaluar ishte edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet një protestues i rrethuar nga efektivët e policisë, ndërsa gjatë ndërhyrjes atij i është grisur bluza.

Situata u tensionua pasi disa protestues hodhën vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët ndodheshin në një lokal pranë godinës së Kuvendit dhe po hynin në Parlament.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, pati edhe përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve. Njëri prej të shoqëruarve u pa me gjak në hundë pas ndërhyrjes së efektivëve.

 

Të fundit