Flash News

E-TJERA

Aktivistja denoncon pas përplasjeve në protestë: Policia na hodhi spraj me piper per arinj

Aktivistja denoncon pas përplasjeve në protestë: Policia na hodhi

Disa protestues kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë përplasjes me forcat e policisë para Kuvendit, pas përdorimit të sprajit me piper ose gaz lotsjellës nga efektivët.

Mes të dëmtuarve është edhe aktivistja Luçiana Kokaj, e cila ka deklaruar se ka marrë ndihmë të kufizuar mjekësore dhe se situata për të dhe disa të tjerë është përkeqësuar në vendngjarje.

Sipas saj, edhe pse ka mbërritur ambulanca, atyre nuk u është lejuar transportimi për në spital, ndërsa më pas janë mbajtur në një ambient pranë zonës së protestës. Kokaj ka pretenduar gjithashtu se ndërhyrja e policisë ka qenë e tepruar dhe e dokumentuar edhe në pamje filmike.

“Ishim para Parlamentit, pastaj Policia na hodhi spraj me piper per arinj. Thirrëm ambulancën, kanë qenë dy-tre veta. Ka ardhur ambulanca, por mua më zbritën nga ambulanca, erdhi Policia, as ndihmën e parë nuk ma dhanë.

Ndërkohë që po më djeg lëkura dhe nuk e duroj dot më. Me këtë djegie që kam patjetër duhet të marrë ndihmë mjekësore sepse nuk e duron dot lëkura. Dhe më kanë lënë kështu, na mbyllën këtu te kafja, na mbyllën dhe derën. Policia mori vetëm kolegët e saj në ambulancë dhe ne na lanë këtu.

Na hodhën spraj apo çfarë hodhën dhe na lanë në këtë gjendje. Ata provokonin, ne nuk bëmë asgjë, një nga policët hodhi spraj dhe gjithë kamera e kanë kapur. Ka gjujt protestuesit me spraj, e kam parë me sytë e mi, e kanë kapur edhe kamerat”, tha aktivistja. 

Të fundit