Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçiu mbron policinë dhe hesht për dhunën ndaj qytetarëve, sulmon protestuesit: Janë vandalë

Koçiu mbron policinë dhe hesht për dhunën ndaj

Protesta e zhvilluar sot para Parlamentit u shoqërua me tensione të forta mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Efektivët përdorën spray irritues, ujë me presion dhe ndërhynë me forcë për të shpërndarë protestuesit, duke sjellë skena përplasjesh që shënuan protestën.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, zv.kryeministrja Albana Koçiu nuk bëri asnjë koment për përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Në reagimin e saj publik, ajo zgjodhi t'i dalë në mbrojtje Policisë së Shtetit dhe t'i etiketojë pjesëmarrësit në protestë si "vandalë", duke i akuzuar se kishin planifikuar dhunën që në nisje të tubimit.

"U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim. Kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza të drejta. Është i njëjti skenar i vjetër, i njëjti refren i konsumuar i një grupi vandalësh që i kanë mbetur peshqesh Shqipërisë, për t’u kujtuar shqiptarëve çdo ditë pse nuk duhet të kthehemi më pas te këto shembuj të shëmtuar. Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Kushdo që tejkalon kufijtë ligjorë do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë", u shpreh Koçiu.

Të fundit