Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj protestuesve, 'Zebërvoki' braktis uniformën e Policisë së Shtetit:Nuk e kapërdij dot

Dhuna ndaj protestuesve, 'Zebërvoki' braktis uniformën e

Një ditë pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit, Marius Dervishi, i njohur si "Zebërvoki", ka njoftuar se do të largohet nga Policia e Shtetit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai thotë se vendimi lidhet me mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen dhe paragjykohen efektivët e policisë.

Reagimi i plotë:

"Ne jemi 'POLICIA QË NUK DUAM', dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur. Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë. Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e 'braktis', i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë: 'Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.'", shkruan ai.

Dhuna ndaj protestuesve, 'Zebërvoki' braktis uniformën e

Të fundit