Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetja e Ramës i quan protestuesit “sorra”: Qeveria nuk i provokoi

Deputetja e Ramës i quan protestuesit “sorra”: Qeveria nuk i

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, i cilësoi si "sorra anti-shqiptarë" protestuesit që sot u dhunuan teksa shprehnin revoltën e tyre para Parlamentit.

E ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Mila bëri një ndarje mes atyre që i quajti "flamingo", qytetarë që protestojnë për një kauzë, dhe grupit tjetër që, sipas saj, e shfrytëzoi protestën për të nxitur përplasje me policinë.

Deputetja nuk tha asnjë fjalë për dhunën e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve, madje pretendoi se vetë qeveria në asnjë moment nuk i a provokuar protestuesit.

“Ka një ndasi midis flamingove që vërtet kanë një kauzë dhe që shumë shpejt do dëgjoni që do marrin përgjigje për atë kauzë, së bashku me kryeministrin dhe organet përkatëse. E sigurt është që do të arrijë një dakordësi fillimisht në informim dhe transparencë njëherë, më pas për të arritur në disa konkluzione konkrete sa i përket kritereve të mjedisit që ai projekt shumë i mirë për Shqipërinë do të duhet të kalojë. Patjetër që ka një ndarje midis flamingove që vërtet dolën dhe besuan dhe shpresuan që mund të ishte një protestë ndryshe. Qeveria shqiptare e akomodoi si një protestë ndryshe, duke mos limituar, duke mos ngacmuar dhe provokuar në asnjë moment protestën që po i tregonte botës sa demokratike ishte Shqipëria. Në ndërkohë ka dhe prezencën e këtyre sorrave anti-shqiptarë që sot dolën me zë dhe figurë. Kemi të bëjmë me një dalje në origjinë të atyre njerëzve që e kanë dashur Shqipërinë gjithmonë kështu, kaos, molotovë, dhunë, përshkallëzim. Janë të njëjtët aktorë por me fytyra të ndryshme, e urrejnë progresin e Shqipërisë. Nuk duan ta shohin Shqipërinë as në BE”, tha Mila.

 

Të fundit