Flash News

KRYESORE

"E papranueshme", vjen reagimi i parë nga Parlamenti Evropian për dhunën e policisë ndaj protestuesve

"E papranueshme", vjen reagimi i parë nga Parlamenti Evropian

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănută ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Parlamentit në Tiranë, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi pamje nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës dhe shprehu shqetësimin për mënyrën se si u menaxhua tubimi.

"Dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme", shkroi Ștefănută, duke reaguar ndaj skenave të regjistruara gjatë përplasjeve mes efektivëve dhe qytetarëve.

"E papranueshme", vjen reagimi i parë nga Parlamenti Evropian

Reagimi i zyrtarit të lartë europian vjen në një kohë kur ndërhyrja e policisë në protestën e sotme ka ngjallur debat të gjerë, ndërsa pamjet e përdorimit të gazit lotsjellës, spray-t me piper, ujit me presion dhe arrestimeve me forcë kanë qarkulluar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.

Të fundit