Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Dhuna ndaj protestuesve tregon panikun e një pushteti në ikje

Boçi: Dhuna ndaj protestuesve tregon panikun e një pushteti në

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunës ndaj qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një shenjë të "panikut dhe dekadencës" së qeverisë, ndërsa tha se pamjet e qytetarëve të goditur, të tërhequr zvarrë dhe të dhunuar përbëjnë, një akuzë të rëndë ndaj mënyrës se si po ushtrohet pushteti.

Deputeti demokrat u shpreh se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk është shenjë force, por dëshmi e frikës së një qeverie që, sipas tij, ka humbur mbështetjen e qytetarëve.

"Pamjet e qytetarëve të goditur, të tërhequr zvarrë, të dhunuar e të poshtëruar nga uniforma që duhet t’i mbronte, nuk janë thjesht abuzim policor. Ato janë aktakuzë publike ndaj një pushteti që e ka kthyer shtetin në gardh privat dhe policinë në kordon mbrojtës të frikës së vet.

Dhuna ndaj qytetarëve protestues nuk është forcë. Është panik deri në palcë. Egërsia e pakufi ndaj njerëzve të lirë, që dalin në shesh për të kërkuar dinjitet, drejtësi dhe llogari, dëshmon panikun e një pushteti që e ndien fundin e vet... Por Edi Rama e narkoregjimi i tij nuk kanë më as përgjigje, as legjitimitet, as moral. Ai përdor dhunën, sepse ka humbur arsyen", shkruan Boçi.

Të fundit