Flash News

E-TJERA

Spanja sfidon Austrinë në fazën me eliminim direkt, publikohen formacionet zyrtare

Spanja sfidon Austrinë në fazën me eliminim direkt, publikohen

Spanja nis sonte rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Botërorit, ku do të përballet me Austrinë në një sfidë që pritet të jetë mes më interesantave të këtij raundi. Kampionët në fuqi të Europës synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të hedhin një tjetër hap drejt trofeut.  

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente vjen si favorite, por përballë do të ketë një Austri të disiplinuar dhe të organizuar nga Ralf Rangnick. Përfaqësuesja austriake ka bindur me paraqitjet e saj në vitet e fundit, falë presionit të lartë, lojës intensive dhe organizimit taktik, duke u shndërruar në një kundërshtar të vështirë për çdo ekip.  

Takimi nis në orën 21:00, ndërsa trajnerët kanë zbuluar tashmë formacionet zyrtare për këtë përballje, nga e cila fituesi do të sigurojë kalimin në raundin pasardhës të turneut.

Spanja sfidon Austrinë në fazën me eliminim direkt, publikohen

Të fundit