Flash News

E-TJERA

Kreu i SPAK kërkon distancim nga Policia: Duam pavarësi në operacione, ka punonjës me probleme ligjore

Kreu i SPAK kërkon distancim nga Policia: Duam pavarësi në

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho ngriti disa shqetësime në lidhje me vështirësitë që hasen për të goditur krimin e organizuar, marrëdhënien me policinë dhe kërkesën e përsëritur që SPAK të ketë mundësinë të bëjë në mënyrë të pavarur operacione të caktuara.

Duke folur në raportimin e sotëm në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, Braho tha se SPAK dhe BKH nuk duhet të varen nga institucione të tjera, por duhet të kenë pavarësi procedurale dhe operacionale në mënyrë që për një çështje të caktuar, struktura të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin e veprimeve hetimore.

“Komplekse janë çështjet e krimit të organizuar dhe komplekse e bëjnë format e reja të parave, përhapja gjeografike, ndërkombëtarizimi, sofistikimi dhe jo vetëm. Ka forma të reja të organizimit dhe infrastrukturave që kanë në përdorim. Ka pastrim parash edhe në vende offshore.

Gjatë 2025-ës referimet penale të Policisë së Shtetit janë rritur në SPAK në një masë të caktuar. Kemi vlerësimin më të madh për Policinë e Shtetit dhe sigurisht jo të gjithë janë njësoj dhe ndonjëri mund të ketë edhe probleme me ligjin, të paktën ne dyshojmë.

Është partneri ynë më i madh, por presim edhe më shumë. Veprime që bën BKH është diçka që ligji ia zbaton. Pengesat vijnë për shkak të infrastrukturës apo taktikës. Ajo që ne kërkojmë është që SPAK të ketë pavarësi procedurale dhe operacionale, pa e zhvlerësuar Policinë e Shtetit. Kjo nuk është e veçantë që e gjejmë në vende të tjera”, tha Braho.

 

Të fundit