Flash News

E-TJERA

Protestat/ Partia Demokratike Europiane reagon sërish: 33 ditë pa dialog nuk janë standard europian

 Protestat/ Partia Demokratike Europiane reagon sërish: 33 ditë pa

Partia Demokratike Europiane ka reaguar sërish ndaj situatës së tensionuar politike në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si po menaxhohen protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë publike, kjo forcë politike dënon përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe kritikon mungesën e dialogut nga autoritetet shqiptare.

Sipas Partisë Demokratike Europiane, zgjatja e protestave pa asnjë përgjigje institucionale dhe përdorimi i forcës ndaj qytetarëve përbëjnë një sinjal shqetësues për funksionimin e demokracisë në vend.

"Tridhjetë e tri ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tri ditë pa dialog. Dhe tani, shumë shpesh, me shkopinj gome në vend të dëgjimit. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërgjegjshëm, i hermetizuar ndaj qytetarëve, dhimbjes dhe pyetjeve të tyre. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin", thuhet në deklaratë.

Megjithatë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Europiane kanë evidentuar edhe një element pozitiv gjatë protestave në Tiranë. Sipas tyre, prania e flamujve të Bashkimit Europian krah atyre shqiptarë dëshmon se qytetarët vazhdojnë ta shohin të ardhmen e vendit në familjen europiane.

Protestat/ Partia Demokratike Europiane reagon sërish: 33 ditë pa

Të fundit