Flash News

SPORT

Ronaldo shënon në fazë eliminatore për herë të parë në Botëror

Ronaldo shënon në fazë eliminatore për herë të

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori edhe në Kupën e Botës 2026, duke regjistruar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij legjendare.

Ylli dhe kapiteni i Portugalisë ishte protagonisti kryesor në suksesin ndaj Kroacisë, teksa shënoi nga pika e penalltisë golin që vulosi kualifikimin e luzitanëve në çerekfinale.

Ky realizim kishte një peshë të veçantë për 41-vjeçarin, pasi ishte goli i tij i parë ndonjëherë në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës. Një rekord që i mungonte deri tani koleksionit të tij të pasur me arritje.

Njëkohësisht, Ronaldo e çoi në 976 numrin e golave në karrierën profesionale, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit historik prej 1,000 realizimesh.

Sulmuesi portugez tashmë ka shënuar 11 gola në finalet e Kupës së Botës, ndërsa penalltia ndaj Kroacisë ishte e para që ai konvertoi në fazën me eliminim direkt të kompeticionit.

 

Të fundit