Flash News

E-TJERA

Sërish kërkesë për arrestimin e Ballukut? Braho: Dy gjëra mund t’ju them...

Sërish kërkesë për arrestimin e Ballukut? Braho: Dy

Kreu i SPAK, Klodian Braho nga Komisioni i Ligjeve u pyet nëse Prokuroria e posaçme do t’i drejtohet përsëri Kuvendit me kërkesën për arrestimin e ish zv.kryeministres, Belinda Ballukut pas shtimit të akuzave të reja.

Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Braho u shpreh se SPAK ka vijuar hetimet për këtë çështje ndërsa vendimmarrja do të jetë e bazuar në ligj duke marrë parasysh dhe arsyet që Kuvendi vendosi kundër heqjes së imunitetit.

Braho: Dy gjëra mund t’ju them, e keni të qartë qëndrimin e SPAK po kështu dhe mënyrën sesi SPAK ka vazhduar hetimet pa asnjë mospranimi kërkese. Faktet tregojnë që SPAK ka bërë punën. Këto elementë nuk krijojnë bindje dhe as dyshim mbi integritetin e SPAK në një çështje të profilit të lartë. Nuk mund të paranjoftoj vendimmarrje të çështjeve në hetim. Ajo që garantoj është që do të jetë vendimmarrje e garantuar në ligj, në prova që siguroi hetimi duke marrë parasysh dhe arsyet se pse kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

Të fundit