Flash News

E-TJERA

U arrestua pas 32 ditësh protestë, fushatë në GoFundMe për Altin Hilën dhe djalit të tij me aftësi të kufizuara

U arrestua pas 32 ditësh protestë, fushatë në GoFundMe

Një fushatë për mbledhjen e fondeve është hapur në platformën GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij, pas arrestimit të tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit.

Altin Hila ishte bërë i njohur gjatë protestave pasi për 32 ditë me radhë mori pjesë në tubime i shoqëruar nga djali i tij, i cili është person me status invaliditeti.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku ai ushqen të birin përmes një sonde gastrike nga stomaku gjatë protestës, u shpërndanë gjerësisht .

Sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, deri më tani fushata ka mbledhur mbi 95 mijë euro nga donatorë të ndryshëm, të cilët synojnë të ndihmojnë familjen për të përballuar vështirësitë ekonomike.

Në përshkrimin e fushatës, organizatorët shprehen se familja Hila ka përjetuar prej vitesh vështirësi financiare dhe se Altin Hila u dhunua nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej. Sipas tyre, arrestimi i tij e ka rënduar më tej situatën e familjes, duke e lënë atë pa mbështetjen e tij të përditshme.

"Në shenjë solidarizimi per atdhedashësin tonë z. Altin Hila qe protestoi për 32 dite me fëmijën e tij të paralizuar, si nga fotot e bashkangjitura me status invalidi, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situaten e tyre familjare.

Përveç faktit që shteti nuk ka ndihmuar ekonomikisht ndër vite, sot ai është dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë protestës dhe është arrestuar, duke lënë familjen në gjendje akoma më të mjerueshme pa prezencën e tij fizike.

Kontakti direkt me bashkëshorten e z. Hila, zonja Lindita 686630634",  thuhet në njoftimin e publikuar në GoFundMe.

Të fundit