Flash News

Ditari i Opozitës

"Shpërblim për klanet", Këlliçi: Rama vendos në krye të ATP personin që humbi mandatin nga dekriminalizimi

"Shpërblim për klanet", Këlliçi: Rama vendos

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar i revoltuar pas emërimit të Valdrin Pjetrit në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), një emër jo pak i lakuar në media.

Në një postim në Facebook, Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se po promovon persona që, sipas tij, janë prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Deputeti demokrat e ka cilësuar këtë emërim si një shpërblim politik dhe një dëshmi të bashkëpunimit me elementë kriminalë.

Postimi

E kapi ligji i dekriminalizimit për falsifikim, Edi Rama e vendos në krye të agjensisë së pronave!
Edi Rama vazhdon me politikën e shpërblimit dhe ndarjes së pushteteve me klanet kriminale në vend. Si të mos mjaftonte që vetë Valdrin Pjetri ka precedent penal në fushën e narkotikëve, dhe për këtë shkak humbi dhe mandatin e Kryetarit të Bashkisë në votimet pa zgjedhje të vitit 2019, ai njihet edhe për lidhjet e forta me grupet kriminale të Shkodrës, dhe për miqësinë speciale me Taulant Ballën.
Duke e caktuar në krye të Agjensisë së Trajtimit të Pronave, Edi Rama shpërbleu edhe Ballën, edhe Bajrat me një dorë.
Nëse Valdrin Pjetri gënjeu dhe kreu veprën penale të falsifikimit të dokumentave në formularin e dekriminalizimit, dhe për këtë arsye u detyrua të dorëzojë postin e kryebashkiakut, si ka mundësi që i njëjti person promovohet nga Edi Rama?!!!
Ai do të duhej të ishte dënuar për falsifikim, dhe të mos kishte më mundësi të merrte detyra e përgjegjësi të larta.
Po ja që pikërisht këtij personi i besohet një prej agjensive më delikate në vend, që ka të bëjë me kthimin dhe kompensimin e pronave. A mund të dërgosh aty, të penalizuarin për fshehje dënimi?
Ky është pushteti që ka dhe ushtron çdo ditë Edi Rama. Të tjerat janë përralla dhe propagandë e lodhur, ashtu siç edhe bëri sot 1 orë me administratën publike, pasi kishte emëruar ndërkohë Valdrin Pjetrin në krye të ATP.

Të fundit