Flash News

E-TJERA

“Pas protestës qëndron Rusia”, ambasada ruse i përgjigjet Ballës: Kërkoni armiq aty ku s'ka

“Pas protestës qëndron Rusia”, ambasada ruse i

Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës dhe ministrit Blendi Gonxhe, të cilët janë shprehur se pas protestave qytetare, qëndron Rusia.

Në reagimin e bërë, ambasada thekson se deklaratat e bëra janë pretendime të pabaza, duke theksuar se kërkojnë të krijojnë armiq aty ku nuk ka.

“Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.

Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.

Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë”, thuhet në reagim.

Të fundit