Flash News

E-TJERA

Protestat/ Anëtarja socialiste shpërthen ndaj partisë: Nuk e dija që PS kishte gjak serbi

Protestat/ Anëtarja socialiste shpërthen ndaj partisë: Nuk e dija

Revolta qytetare duket se dita ditës po sjell trazira brenda PS-së. Pas Marjana Koçekut, e cila u largua nga grupi i PS për shkak të protestave, një tjetër socialiste ka kritikuar hapur partinë.

Kreu i PD Sali Berisha ka ndarë në Facebook, video-mesazhin e një anëtareje të PS nga Zvicra e cila kritikon ashpër partinë e saj për mungesën e llogaridhënies dhe arrogancën që po tregon ndaj qytetarëve.

Ajo shprehet në video se deputetët po sillen indiferentë para qytetarëve që i kanë votuar duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po reagojnë socialistët përballë protestës masive.

“Kam besuar se njëri i vetëm prej atyre të PS nga më i madhi te më i vogli të dalë para popullit të japë një sqarim, për një mal me premtime që japin nëpër fushata. Është e turpshme kjo që po shikojmë. Asnjë person nuk del të mbajë përgjegjësi për votën që ka marrë. Kur futen në Parlament zonjat e mia të nderuara iu duket vetja sikur po kalojnë në një tapet të kuq. Më fal por nuk e kam ditur që Partia Socialiste paska pasur gjak serbi”, shprehet anëtarja e PS.

Të fundit