Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mazniku kërkon "ushtri" në rrjetet sociale, urdhëron administratën të luftojë protestën me profile false

Mazniku kërkon "ushtri" në rrjetet sociale, urdhëron

Teksa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 34-t dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijojnë në rrugë dhe në rrjetet sociale, në prapaskenë po denoncohet një përpjekje e strukturave shtetërore për të ndikuar narrativën online.

Në një mesazh të brendshëm, të shpërndarë nga Arbian Mazniku, kërkohet angazhim i shtuar i punonjësve në rrjetet sociale për të kundërshtuar kritikat ndaj qeverisë dhe për të mbështetur aktivitetin e saj publik.

Në mesazh, u kërkohet strukturave të çdo bashkie që të përfshijnë persona të veçantë për të hapur disa llogari në platforma si Instagram, TikTok dhe Facebook, të cilat do të përdoren për reagime dhe komente në debatet online.

"A mundemi ju lutem qe te kerkojme dhe nga 1 person per Bashki te ndare nga keta qe morem qe tju themi hapni nga 2 llogari instagrami 2 llogari tiktoku dhe 2 facebook fan page, ti hapin me emer mbiemer fiktiv jo te vertete te ndare nga keta qe morem te jete grup i vecant vetem per like comment dhe share por meshume per komente te luftojme dhe komentet", shkruan Mazniku në mesazhin që u është shpërndarë administratës.

Mazniku kërkon "ushtri" në rrjetet sociale, urdhëron

Të fundit