Flash News

SPORT

Jürgen Klopp rikthehet në stol, merr drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë

Jürgen Klopp rikthehet në stol, merr drejtimin e Kombëtares

Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror është gati të nisë një kapitull të ri në karrierë. Jürgen Klopp do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë, në një lëvizje që ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët dhe opinioni sportiv.

Lajmi është bërë publik nga burime pranë negociatave dhe është konfirmuar me shprehjen e njohur “Here we go!”, që përdoret për të sinjalizuar marrëveshje të mbyllura në merkaton e futbollit.

Pas largimit nga Liverpooli, ku shkroi historinë me trofe të rëndësishëm dhe fitoi admirimin e tifozëve në mbarë botën, Klopp rikthehet në pankinë me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij: rikthimin e Gjermanisë në majat e futbollit ndërkombëtar.

Të fundit