Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...

Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet mbi simbolikën e 4 Korrikut, një datë që këtë vit përkon me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama dhe protestën e qytetarëve me pjesëmarrjen e diasporës.

Në përgjigjen e tij, Berisha i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë kreut të qeverisë, duke i kërkuar të japë dorëheqjen para nisjes së protestës.

Pyetje: Doktor, 4 Korriku përkon me festën e pavarësisë së SHBA-ve, ditëlindjen e Edi Ramës dhe protestën e qytetarëve me pjesëmarrjen e diasporës. Çfarë simbolike ka kjo datë dhe cili është mesazhi juaj i urimit për Edi Ramën?

Sali Berisha: Mesazhi im për Edi Ramën është: jep dorëheqjen para orës 7 në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të zhvillojnë festën më të bukur për lirinë e tyre dhe 250-vjetorin, 250-vjetorin e pavarësisë të vendit mik, aleatit të madh, Shteteve të Bashkuara.
Jep dorëheqjen, mos prit të të heqin.

Të fundit