Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD vazhdon ripërtëritjen, dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë me zonja dhe të rinj

Berisha: PD vazhdon ripërtëritjen, dy të tretat e kryesisë u

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur te zhvillimet e fundit brenda forcës politike që ai drejton, duke folur për procesin e ripërtëritjes së strukturave drejtuese.

Berisha ka bërë të ditur se ky proces ka reflektuar frymën e Kuvendit të PD-së dhe ndryshimet e thella në përbërjen drejtuese.

Ai theksoi se rreth dy të tretat e kryesisë së re janë përbërë nga gra, vajza dhe të rinj, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt rinovimit të brendshëm të partisë.

"Pra, krahas këtyre zhvillimeve, siç jeni informuar, PD mbajti mbledhjen e parë të këshillit kombëtar dhe zhvilloi zgjedhjet për kryesinë e re të PD.
Mund të them se në këtë proces, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD me përgjegjësi të lartë reflektuan frymën e Kuvendit të PD, Kuvendit të Ripërtëritjes së saj.
Dhe rreth dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë në tërësi me zonja, vajza, gra dhe të rinj.
Me këtë rast uroj të gjithë zgjedhurit suksese në detyrën e tyre që u besoi Këshilli Kombëtar.
Po falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë ata që kandiduan, bashkëpunëtorët e mi të gjithë këtyre viteve për kontributin e tyre thelbësor në PD, qëndrimet e saj", tha Berisha. 

Të fundit