Flash News

POLITIKOFF

Aktorja e njohur emërohet deputete në parlamentin e ri të Sirisë, bëhet virale në rrjet

Aktorja e njohur emërohet deputete në parlamentin e ri të

Një prej emërimeve në parlamentin e ri të Sirisë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën.

Bëhet fjalë për Rozina Lazkanin, një aktore 36-vjeçare e njohur e serialeve televizive siriane, e cila është emëruar anëtare e Asamblesë Popullore nga presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa.

Parlamenti i ri, i pari që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad, u kompletua më 1 korrik 2026, pasi presidenti i përkohshëm emëroi 70 deputetët e fundit në organin legjislativ me 210 vende.

Mes emrave të përzgjedhur ishte edhe Lazkani, e njohur për rolet e saj në televizion dhe për popullaritetin që gëzon në Lindjen e Mesme. Emërimi i saj është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një nga figurat më të spikatura të parlamentit të ri.

Autoritetet siriane nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi arsyet e përzgjedhjes së aktores, ndërsa emërimi i saj vjen në një periudhë kur vendi po përpiqet të ndërtojë institucionet e reja pas ndryshimeve politike të muajve të fundit

Të fundit