Flash News

E-TJERA

"250 vjet histori, liri dhe të ardhme", mesazhi i Ambasadës Amerikane për Ditën e Pavarësisë

"250 vjet histori, liri dhe të ardhme", mesazhi i Ambasadës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtojnë sot 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit.

Me këtë rast, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi përmes rrjeteve sociale, duke iu bashkuar festimeve që zhvillohen në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Në postimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shkruan:

"Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara."

Dita e Pavarësisë, e cila festohet çdo 4 Korrik, përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokument që shënoi lindjen e Shteteve të Bashkuara si një shtet i pavarur.

 

Të fundit