Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur, Koço Qëndro

Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur,

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare aktori i njohur Koço Qendro, një prej figurave më të rëndësishme të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare.

I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, ai e ndërtoi karrierën e tij artistike kryesisht në Korçë, qytet ku u bë një nga themeluesit dhe përfaqësuesit më të spikatur të teatrit profesionist dhe estradës.

Gjatë dekadave në skenë, Koço Qendro u shqua për interpretimet e tij të shumta, duke u kthyer në një emër të dashur për publikun shqiptar.

Një nga rolet më të paharruara mbetet ai i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit, të cilin e ka interpretuar në periudha të ndryshme të jetës së tij artistike, madje edhe në moshë të thyer, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj teatrit.

Në kinematografi, ai ka lënë gjurmë në një sërë filmash të njohur shqiptarë, mes tyre “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe” dhe “Vendimi”, që mbeten pjesë e fondit të artë të filmit shqiptar.

Përveç interpretimit, Koço Qendro ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në dokumentimin e historisë së teatrit korçar, duke ruajtur kujtime dhe dëshmi mbi zhvillimin e skenës dhe figurat që e kanë ndërtuar atë ndër vite.

 

Të fundit