Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa për hetimin e Ramës në kongresin e SHBA/ Berisha: PD disponon fakte të pakundërshtueshme

Kërkesa për hetimin e Ramës në kongresin e SHBA/ Berisha: PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kongresmenit republikan amerikan Joe Wilson, i cili ka kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama për lidhje të pretenduara me narkotrafikun.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha shprehu mbështetjen për një hetim të tillë, ndërsa deklaroi se Partia Demokratike disponon, sipas tij, prova që implikojnë Edi Ramën dhe vëllain e tij, Olsi Rama, në lidhje me kartelet e drogës.

Sali Berisha: Unë përshëndes përzemërsisht një iniciativë të tillë. Dhe garantoj Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe çdo institucion tjetër, se Partia Demokratike disponon fakte të pakundërshtueshme të lidhjeve të tmerrshme të Edi Ramës me kartelet më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë, dhe jo vetëm të Edi Ramës por dhe të vëllaut të tij, Olsi Rama.
Lejtënantëve të tij, Ergys Agasi.
Dhe tani është rikthyer përsëri në aktivitet të plotë, Saimir Tahiri, që çdo ditë me Lubi Ballukun, bëjnë plane se si të mbrojnë narkoshtetin në katin e dytë të selisë së partisë së krimit.
Pra, është në interesin më të madh në vlerësimin tim të Shteteve të Bashkuara dhe të sigurisë së atij vendi të madh por dhe të Shqipërisë, nga kartelet e drogës, hetimi i kreut të meduzës, Ramaduros së Ballkanit, apo të Evropës, padrinos të karteleve më të fuqishme të drogës në Europë dhe në botë.

Të fundit