Flash News

E-TJERA

Le Courrier des Balkans: Horizonti i Ramës po ngushtohet, rritet presioni politik ndaj qeverisë

Le Courrier des Balkans: Horizonti i Ramës po ngushtohet, rritet presioni

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë hyrë në ditën e 35-të, ndërsa mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së shtunës në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas medias franceze Le Courrier des Balkans, manifestimi i fundit ishte ndër më të mëdhenjtë e javëve të fundit, me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe anëtarëve të diasporës. Protestuesit marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.

Artikulli thekson se protesta u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pas përplasjeve të mëparshme mes protestuesve dhe policisë pranë Parlamentit.

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, përdorimi i forcës nga policia gjatë protestave të 2 korrikut ka qenë joproporcional, ndërsa organizata ka bërë thirrje për respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut.

Në shkrim përmendet gjithashtu se në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni republikan Joe Wilson ka paraqitur një amendament që kërkon hartimin e një raporti të klasifikuar mbi përmasat e narkotrafikut në Shqipëri dhe çdo përfshirje të mundshme të zyrtarëve qeveritarë.

Sipas Le Courrier des Balkans, protestat lidhen edhe me kundërshtimin ndaj projekteve të zhvillimit në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të fundit