Flash News

E-TJERA

Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet: Rama në burg, çunat jashtë

Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet: Rama në

Tensioni nuk shuhet para Gjykatës së Tiranës, ku dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe familjarë të protestuesve të arrestuar vijojnë të qëndrojnë në pritje të vendimit.

Ndërsa brenda zhvillohet seanca për masat e sigurisë të të ndaluarve pas protestës së 2 korrikut, jashtë godinës protestuesit kanë shtuar thirrjet dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pa u liruar të arrestuarit.

Përpara gjykatës janë dëgjuar vazhdimisht thirrjet: "Rama në burg, çunat jashtë! Gjithë Shqipëria këtë ka dasht!", ndërsa pjesëmarrësit e cilësojnë ndalimin e protestuesve si një përpjekje për të frenuar reagimin qytetar.

Sipas tyre, nëse gjykata nuk vendos lirimin e të arrestuarve, protestat do të vijojnë dhe do të intensifikohen në ditët në vijim.

Të fundit