Flash News
Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës
Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni
Protesta dhe miliardat përballë njëra-tjetrës, Rama: Projekti në Zvërnec do vijojë
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli
U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: Protestoi për fëmijën tonë të sëmurë
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

Pas akuzave se një i arrestuar gjatë protestave në Tiranë është dhunuar në ambientet e ndalimit gjatë krizave epileptike, Ministri i Ramës, Besfort Lamallari reagoi duke mbrojtur Policinë e Shtetit dhe duke thënë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet.
Por deklaratat e tij shkuan përtej një reagimi institucional, pasi ai paralajmëroi se në rast se pretendimet rezultojnë të pavërteta, ndaj deklaruesve mund të ketë ndjekje penale dhe masa deri te referimi në Dhomën e Avokatisë për avokatin përkatës.
“Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit informacion mbi pretendimet e rastit në fjalë. Policia e Shtetit më ka informuar se pretendime të tilla janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta.
Më pas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.
Por ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka vepruar kryesisht dhe pavarësisht prej Policisë së Shtetit duke i vizituar të ndaluarit për akte dhune, po ashtu nuk ka shtruar asnjë problem të kësaj natyre.
Nëse edhe AMP-ja do të dalë në të njëjtat konkluzione Policia e Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron licenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale”, shkruan Lamallari.
Avokati i të ndaluarit këmbëngul se klienti i tij është përballur me dhunë fizike në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se disponon prova për trajtimin e tij, duke kërkuar hetim të plotë dhe lirimin e menjëhershëm.
Sipas tij, i arrestuari ndodhet edhe në grevë urie, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është injoruar nga autoritetet.
Në anën tjetër, organizata “Qëndresa Qytetare” e ka cilësuar qëndrimin e ministrit si presion ndaj avokatit dhe si tentativë për të intimiduar mbrojtjen ligjore përpara se të shqyrtohen provat.
Sipas saj, pretendimet për dhunë duhet të verifikohen vetëm përmes kamerave, dokumenteve mjekësore dhe hetimeve të pavarura, jo përmes paralajmërimeve për ndëshkime ndaj atyre që i bëjnë publike.
Të fundit
Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 20:55
Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni
4 Korrik 2026, 20:25
Protesta dhe miliardat përballë njëra-tjetrës, Rama: Projekti në Zvërnec do vijojë
4 Korrik 2026, 20:08
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli
4 Korrik 2026, 19:59
“Diaspora është me ne”, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
4 Korrik 2026, 19:25
Erdogan sulmon sërish Izraelin: Janë të varur nga lufta!
4 Korrik 2026, 19:13
Mazniku, reforma territoriale dhe ushtria e llogarive fiktive
4 Korrik 2026, 18:28
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit
4 Korrik 2026, 17:54
Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
4 Korrik 2026, 16:45
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur
4 Korrik 2026, 16:15
Shifra alarmante për rininë, PD: Një në pesë të rinj pa punë dhe pa arsim
4 Korrik 2026, 16:01
Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën
4 Korrik 2026, 15:45
Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie
4 Korrik 2026, 15:20
Zhurma e motorëve, shqetësim për Tiranën
4 Korrik 2026, 15:01
Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...
4 Korrik 2026, 14:08
Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në Rinas
4 Korrik 2026, 13:46
"Rama nuk frymëzon më", Marjana Koçeku për BBC: M’u desh kohë ta kuptoja
4 Korrik 2026, 11:58
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur, Koço Qëndro
4 Korrik 2026, 11:37
Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës
4 Korrik 2026, 11:20
Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE
4 Korrik 2026, 10:43
Mes festës dhe protestës për dorëheqje, ditëlindja ndryshe e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 10:08
Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
4 Korrik 2026, 09:37
4 Korriku, festa që ndryshoi historinë e SHBA-së: Si lindi dita e Pavarësisë
4 Korrik 2026, 08:36
Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen
4 Korrik 2026, 08:24
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2026, 07:59
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore
3 Korrik 2026, 21:21
Protesta e 34-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
3 Korrik 2026, 20:01
Ndryshe nga Rama, Meloni tërhiqet nga projekti i resortit në Sardenjë
3 Korrik 2026, 19:42
Vala e të nxehtit në Belgjikë shkakton rritje të ndjeshme të vdekjeve
3 Korrik 2026, 19:19
Gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja në Vlorë
3 Korrik 2026, 18:41
PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
3 Korrik 2026, 17:30
Vetëm një grusht në ditë, snack-u që ndihmon zemrën dhe zorrët
3 Korrik 2026, 16:56
FIFA sqaron anulimin e golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
3 Korrik 2026, 16:35
Video/ Vapa përvëluese i lë vendin motit të keq, stuhia e breshërit godet Elbasanin
3 Korrik 2026, 16:01
Trafiku na fut në "elitën" e Evropës, Shqipëria mes 15 vendeve më problematike
3 Korrik 2026, 15:45
Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro
3 Korrik 2026, 15:13
Samiti IV i Diasporës kushtoi rreth 420 mijë euro, por faturat mbahen sekret
3 Korrik 2026, 15:04
Zvicra siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026
3 Korrik 2026, 13:59
Çmimet e prodhimeve bujqësore, vezët dhe frutat me rritjen më të fortë në vitin 2025
3 Korrik 2026, 13:37
Sky News: Protestat janë kthyer në demostrata kundër qeverisë Rama
3 Korrik 2026, 12:54
Sërish kërkesë për arrestimin e Ballukut? Braho: Dy gjëra mund t’ju them...
3 Korrik 2026, 12:06
Ronaldo shënon në fazë eliminatore për herë të parë në Botëror
3 Korrik 2026, 09:51
Këmbimi valutor 3 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
3 Korrik 2026, 09:34
Protestuan kundër qeverisë, arrestohen 19 persona, procedohen penalisht 12 të tjerë
3 Korrik 2026, 08:56
Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë me 2025
3 Korrik 2026, 08:41
Njihuni me parashikimin e motit për sot
3 Korrik 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2026, 07:58
"Dorëheqja nuk është opsion", Rama përplaset me gazetaren e DW për protestat
2 Korrik 2026, 22:00
Qytetarët u dhunuan nga policia, Rama vijon retorikën e ashpër: Dështakë e kriminelë
2 Korrik 2026, 21:30
Deputetja e Ramës i quan protestuesit “sorra”: Qeveria nuk i provokoi
2 Korrik 2026, 20:57
Protesta/ Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron qytetarët: Tregoni kujdes
2 Korrik 2026, 20:36
Hitaj urdhëron ‘mbylljen’ e kufirit për protestën e 4 korrikut
2 Korrik 2026, 20:21
Spanja sfidon Austrinë në fazën me eliminim direkt, publikohen formacionet zyrtare
2 Korrik 2026, 20:01
Video/ U shfaq në spital si i plagosur, 64 minuta më vonë polici del nga Komisariati
2 Korrik 2026, 19:20
U aksidentua në vendin e punës, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Itali
2 Korrik 2026, 19:04
Boçi: Dhuna ndaj protestuesve tregon panikun e një pushteti në ikje
2 Korrik 2026, 18:48