Flash News

E-TJERA

Protestuesi shfaq probleme shëndetësore në gjykatë, ndërhyjnë mjekët

Protestuesi shfaq probleme shëndetësore në gjykatë,

Niko Qarkaj, i arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut në Tiranë, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit.

Sipas informacioneve të raportuara, është kërkuar ndërhyrja e ekipit të urgjencës mjekësore, i cili ka mbërritur për t'i dhënë ndihmën e nevojshme.

Qarkaj vuan nga epilepsia, ndërsa gjendja e tij ka ngjallur shqetësim edhe te familjarët dhe mbështetësit. Më herët, avokati i tij, si dhe aktivistë e protestues të tjerë, kanë pretenduar se ai është përballur me dhunë gjatë momentit të arrestimit dhe më pas gjatë qëndrimit në qeli.

 

Të fundit