Flash News

E-TJERA

Rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, 19-vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak

Rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në det.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka pësuar arrest kardiak, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor në vendngjarje ka bërë të mundur rikthimin e tij në shenja jete.

Më pas, 19-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendja e tij shëndetësore mbeten ende nën vlerësimin e mjekëve.

Të fundit