Flash News

Ditari i Opozitës

Teatër i radhës i kllounit hajdut

Teatër i radhës i kllounit hajdut

Nga Bardh Spahia 

Po ua kursej videon me mashtrimet banale dhe të rëndomta të kryehajdutit shumëngjyrësh dhe po rendis mashtrimet e tij të vjetra Vs. Realitetin e hidhur.
​Ja si fshihet e vërteta pas mashtrimeve më banale;
​ Propaganda: Një "bonus" nga nafta për pensionistët si akt bujarie.
Fakti: Lëmoshë elektorale për të mbuluar rritjen e frikshme të kostos së jetesës! Pensionistët nuk kanë nevojë për thërrime, por për indeksim real të pensionit që përballon çmimet e shportës bazë dhe ilaçet jetëshpëtuese.
​ Propaganda: 15 milionë euro për ilaçe anti-tumorale dhe suksese në shëndetësi.
Fakti: Shifrat në letër nuk shërojnë njeri. Në spitale mungojnë barnat jetëshpëtuese prej tenderave korruptivë dhe vjedhjeve, ndërsa pacientët detyrohen t'i blejnë ilaçet vetë me çmime stratosferike në privat.
​ Propaganda: Ndjesë publike dhe "dyfishim" fondesh për personat me aftësi të kufizuara.
Fakti: Blerje e qetësisë sociale pa ofruar asnjë shërbim real! Nuk ka integrim pa mësues mbështetës, pa garantimin e mbështetjes financiare për familjet e personave me aftësi të kufizuara të të gjitha kategorive, pa qendra zhvillimi dhe pa infrastrukturë. Lëmosha elektorale nuk e zëvendëson dinjitetin.
​ Propaganda: Përçmimi dhe ndarja e protestuesve në qytetarë "të sinqertë" dhe "të dhunshëm".
Fakti: Taktika më e vjetër e pushtetit për të përçarë dhe delegjitimuar revoltën! Shqiptarët kanë mundur frikën dhe refuzojnë të tremben nga etiketimet. Çdo zë në bulevard është legjitim kur shteti vjedh xhepat dhe shpresën e njerëzve të vet, dhe mbron me forcën e kartonëve hajdutërinë.
​Nuk ka fjalim që mbulon dot realitetin e përditshëm. Bulevardi është i njerëzve të lirë, dhe koha e përrallave me regji ka mbaruar! Është koha që hajdutët të japin llogari!

Të fundit