Flash News
Gjykata liron shumicën e protestuesve, vetëm dy në "arrest shtëpie"; Avokati: Arrestimet ishin politike
“Der Spiegel”: Protesta që po trondit qeverinë Rama
Këlliçi nxjerr zbuluar Ramën: KKT miratoi draftin për park fotovoltaik në Porto Palermo
Kurbin/ Digjen qëllimisht 5 kamionë në një gurore
Vrau policin Enea Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës
Shqiptarët kërkojnë largimin e tij prej 35 ditësh, Rama bën fajtor opozitën: 'Flamingot', peng i ujqërve dhe çakenjve

Teksa shqiptarët kërkojnë prej 35 ditësh largimin e tij nga Kryeministria, Edi Rama ka rikthyer alibinë e vjetër.
Sipas tij, fajin për këto protesta, ku shumica e pjesëmarrësve janë të rinj dhe të ardhur nga diaspora, e ka opozita.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Rama bën një paralelizëm mes Shqipërisë së para 20 viteve dhe zhvillimeve të sotme, ndërsa pretendon se protesta qytetare është devijuar dhe është marrë nën kontroll nga forca politike dhe grupe që, sipas tij, synojnë të pengojnë rrugën europiane të vendit.
Ai u bën thirrje protestuesve të mos harrojnë të kaluarën dhe të mos lejojnë, sipas tij, që kauza e tyre të përdoret për interesa të tjera politike.
Postimi:
Të dashur flamingo????
Kjo video-kartolinë e trishtueshme është bërë për ata ndër ju që 20 vjet më parë ishin fëmijë ose ende embrion në barkun e nënës;
për ata që, edhe pse atëherë ishin mjaftueshëm të rritur, Shqipërinë dhe Tiranën e asaj kohe i kanë lënë aq larg pas, sa sot u duken ose sikur nuk kanë ekzistuar kurrë, ose sikur kujtesa për të djeshmen është një barrë që i pengon të kërkojnë më shumë nga e sotmja;
dhe për ata që u larguan nga Shqipëria e Tirana, por që së fundmi kthehen për një rrugë e dy punë, nga një anë pushime në Shqipërinë e re të një realiteti të transformuar me reforma, projekte, mund e durim kolosal, nga ana tjetër dalje në protestë për një “Shqipëri të re”; një Shqipëri çelësash magjikë, në emër të së cilës kërkohet që kontrata zgjedhore me popullin të shkelet me autokolona makinash të veshura kuqezi.
Predikohet që institucionet demokratike duhet të shënjestrohen dhe çlirohen me forcë si kështjella armike.
Justifikohet dhuna ndaj të zgjedhurve të popullit që duhen penguar të hyjnë dhe dalin nga puna në Kuvendin e Shqipërisë.
Dhe përcaktohet nga një “popull” i vetëshpallur në rrugë, se kush është atdhetari e kush tradhëtari, kush shkon në burg, kush linçohet e kush lëvdohet.
Nuk është qëllimi im t’ju bëj të ndjeheni se ishit gabim, përderisa protesta juaj u katandis në një kopje të zmadhuar të protestave të shëmtuara të kënetës politike. Sepse jo, ju nuk ishit aspak gabim kur u ndjetë të zënë në një kurth problemesh më të mëdha se sa fuqia juaj për t’i zgjidhur dhe ku gjetët njëri-tjetrin me sekëllditë e me shpresat tuaja.
Jo, ju nuk jeni gabim as sot nëse ndiheni mirë duke u njehsuar si një bashkësi e madhe njerëzish nga të gjitha rrugët e jetës, me zogjtë, me natyrën, me tokën, me atdheun, me Shqipërinë.
Jo, ju nuk jeni gabim, që kërkoni të ngriheni mbi përditshmërinë e zakonshme dhe të kërkoni nga ky vend shumë më tepër sesa është arritur deri më sot.
Kjo nuk është vetëm e drejtë. Kjo është e nevojshme.
Dhe sado çuditshëm mund t’ju tingëllojë, unë ju jam falenderues për dritën e shpresës dhe të alarmit që ju ndezët me energjinë e protestës suaj paqësore, po kjo është një bisedë më e gjatë për një ditë të afërt.
Eshtë e drejta juaj të kërkoni nga jeta në këtë vend, shumë më tepër se sa është arritur në harkun kohor mes arkmortit që 20 vjet më parë kishte brenda një të vdekur dhe arkmortit që mbrëmë, në të njëjtin bulevard, kishte brenda humnerën mes jush dhe atyre që dritën e protestës suaj e futën në një arkmort.
20 vjet më parë arkmorti u përdor për të ngjitur shkallët e kështjellës së kryeministrisë dhe i vdekuri u bë mish për top, duke i rënë portës së saj si dikur në mesjetë, për të hedhur poshtë qeverinë. Ndërsa mbrëmë arkmorti u rishfaq si rezultati krejt i pritshëm për mua i një përpjekjeje të orkestruar për të thyer shkallët e ngjitjes më lart të këtij vendi, duke e kthyer kokëposhtë Shqipërinë e ngritur më në fund në këmbë, pas një gjunjëzimi të gjatë, politikisht, ekonomikisht, ndërkombëtarisht.
Po, ishte krejt i pritshëm për mua. Sepse nuk është as e para dhe as e fundit Shqipëria, ku edhe me mbështetjen e frikshme të Algoritmit duar të stërvitura armiqsh e dashakëqinjsh ndaj shoqërive demokratike (me fatet e lidhura me Bashkimin Europian a me Shtetet e Bashkuara) futen, marrin nën kontroll e bëjnë çmos të devijojnë në dëm të këtyre shoqërive, protesta që lindin si shprehje ndjenjash të sinqerta nga barku i shoqërisë, jo nga konspiracionet ndërkombëtare.
Natyrisht, ato duar e marrin nën kontroll një protestë edhe falë zellit të sallahanëve që ka çdo vend, e që këtu janë të mirënjohur nga të gjithë, llapaqorrat me shokë, të cilët kujtuan se u bë bulevardi kos dhe e rrethuan menjëherë protestën tuaj, si hienat sorkadhen. Pas hutimit të fillimit, hynë në lojë edhe ujqit e lodhur të Rrugës së Shpresës, që për t’u maskuar si patriotë i dhanë hov tregtisë së qelesheve në mes të vapës. E kur ju nisët të shtegtoni nga bulevardi duke krijuar boshllëqe për fotografitë “200 mijëshe” të medias ndërkombëtare, u mobilizuan edhe çakenjtë e “diasporës” nga Prishtina e nga Tetova, të cilët panë në bulevard vatrën e shumëpritur për benzinën e tyre të urrejtjes ndaj Tiranës zyrtare, ku s’kanë gjetur dhe s’kanë për të gjetur asnjë hapësirë për të zhvilluar deliret e tyre nacional-folklorike. Sepse Tirana është kryeqyteti i Europës së Ballkanit, jo kryeqeleshe iluzionesh nacional-komuniste, nacional-islamiste apo nacional-izolacioniste.
Sigurisht që ato duar e ato forca që janë përzier në çorbën e arkmortit, nuk e kontrollojnë njëra-tjetrën apo më saktë, kanë papajtueshmëri ekstreme mes njëra-tjetrës. Por asnjë papajtueshmëri s’ka rëndësi sot për to, sepse sot i bashkon, disa me vetëdije e shumë të tjerë qorrazi, qëllimi i errët për ta ndalur Shqipërinë dhe kthyer së prapthi, mu në kilometrat fundit të rrugës shumëshekullore drejt diellit që lind andej nga perëndon. Po as kjo nuk është një bisedë për sot, aq më tepër që ju s’keni asnjë lidhje me ta.
Sot ka një gjë kryesore për të thënë. Ajo protestë nuk është më e juaja të dashur flamingo! Ju jeni bërë, pa autorizimin tuaj dhe jashtë dëshirës suaj, alibia e një arkmorti të rikthyer në bulevard si shembëlltyrë e mallkimit që e ka ndjekur Shqipërinë qysh prej vitit 1912; duke përdorur gjithmonë atdheun, flamurin dhe sovranitetin si lëndë të para për të ushqyer urrejtjen mes shqiptarëve dhe si gozhda ndëshkimi që, më shumë se një herë, e kanë kyçur këtë vend në humnerën brenda atij arkmorti.
Ama kjo video-kartolinë e trishtë nuk është kurrësesi një thirrje, që ju të hiqni dorë nga ndjenjat e mendimet që ju bënë bashkë. Jo, kjo është vetëm një ftesë miqësore që ju të mos hiqni dorë në asnjë mënyrë nga kujtesa. Sepse historia nuk është një barrë nga e cila shpëtojmë duke e flakur jashtë vëmendjes sonë, po është busulla që nuk na lejon të humbasim rrugën tonë.
Kush harron nga vjen, nuk di më se ku po shkon.
Love
Të fundit
Profesori amerikan: Demokracia në Kosovë po vuan, liderët duhet të gjejnë konsensus
5 Korrik 2026, 16:19
Kane skeptik për Topin e Artë: Messi dhe Mbappé mbeten favoritët
5 Korrik 2026, 15:30
Teatër i radhës i kllounit hajdut
5 Korrik 2026, 15:28
“Der Spiegel”: Protesta që po trondit qeverinë Rama
5 Korrik 2026, 14:56
Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria
5 Korrik 2026, 14:41
Rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, 19-vjeçari dyshohet se pësoi atak kardiak
5 Korrik 2026, 14:32
Zjarr pranë plazhit të Tales në Lezhë, era favorizon përhapjen e flakëve
5 Korrik 2026, 14:22
Seanca në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 protestues
5 Korrik 2026, 14:04
Divjakë/ “Toyota” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë”, disa të plagosur
5 Korrik 2026, 13:52
Jürgen Klopp rikthehet në stol, merr drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë
5 Korrik 2026, 13:44
Sherri në Korçë përfundon me goditje me sëpatë, një i plagosur në spital
5 Korrik 2026, 13:29
Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
5 Korrik 2026, 13:10
'Treni ka ikur', a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?
5 Korrik 2026, 13:00
Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit
5 Korrik 2026, 12:38
Protestuesi shfaq probleme shëndetësore në gjykatë, ndërhyjnë mjekët
5 Korrik 2026, 12:29
Çfarë ka mbetur vërtet nga 'Ëndrra Amerikane'
5 Korrik 2026, 12:17
Kurbin/ Digjen qëllimisht 5 kamionë në një gurore
5 Korrik 2026, 11:53
Mbappe shkruan histori me Francën, vetëm një gol larg rekordit të Messit
5 Korrik 2026, 11:46
Dekadat që i duhen rajonit të afrohet me standardet e BE-së
5 Korrik 2026, 11:32
Thirrje të forta para Gjykatës së Tiranës: Rama në burg, çunat jashtë!
5 Korrik 2026, 11:29
Vrau policin Enea Mekolli, Braçellari del nga spitali i Traumës
5 Korrik 2026, 11:14
Maroku "fluturon" në çerekfinale, eliminon Kanadanë me tre gola
5 Korrik 2026, 11:00
Qytetarët nuk lëvizin nga gjykata, jehojnë thirrjet: Rama në burg, çunat jashtë
5 Korrik 2026, 10:45
Planifikoni pushimet pa stres, këto janë hapat që nuk duhen neglizhuar
5 Korrik 2026, 10:35
Bilanci tragjik në Venezuelë/ Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur
5 Korrik 2026, 10:24
Ditët me temperatura të larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia
5 Korrik 2026, 10:01
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!
5 Korrik 2026, 09:51
Makina përplaset me taksinë në Memaliaj, katër persona të plagosur
5 Korrik 2026, 09:40
Makina del nga rruga në Korçë, përfundon e përmbysur pas përplasjes me një pemë
5 Korrik 2026, 09:30
Associated Press: Protesta përsërit simbolikën e 20 Shkurtit, rrëzohet busti i Ramës
5 Korrik 2026, 09:18
Protestuesit marshojnë sot te Gjykata e Tiranës: Lironi çunat!
5 Korrik 2026, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
5 Korrik 2026, 08:40
Parashikimi i motit për sot, 5 korrik 2026
5 Korrik 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2026, 08:01
Protestuesit sjellin para Kryeministrisë një arkivol simbolik për Edi Ramën
4 Korrik 2026, 21:15
Qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 20:55
Protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni
4 Korrik 2026, 20:25
Protesta dhe miliardat përballë njëra-tjetrës, Rama: Projekti në Zvërnec do vijojë
4 Korrik 2026, 20:08
Lamallari kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli
4 Korrik 2026, 19:59
“Diaspora është me ne”, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
4 Korrik 2026, 19:25
Erdogan sulmon sërish Izraelin: Janë të varur nga lufta!
4 Korrik 2026, 19:13
Mazniku, reforma territoriale dhe ushtria e llogarive fiktive
4 Korrik 2026, 18:28
OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit
4 Korrik 2026, 17:54
Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
4 Korrik 2026, 16:45
Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë, 7 të plagosur
4 Korrik 2026, 16:15
Shifra alarmante për rininë, PD: Një në pesë të rinj pa punë dhe pa arsim
4 Korrik 2026, 16:01
Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën
4 Korrik 2026, 15:45
Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie
4 Korrik 2026, 15:20
Zhurma e motorëve, shqetësim për Tiranën
4 Korrik 2026, 15:01
Berisha mesazh Ramës për ditëlindje: Para orës 19.00...
4 Korrik 2026, 14:08
Kapen 250 mijë euro kanabis nga Kanadaja, goditet rrjeti i trafikut në Rinas
4 Korrik 2026, 13:46
"Rama nuk frymëzon më", Marjana Koçeku për BBC: M’u desh kohë ta kuptoja
4 Korrik 2026, 11:58
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur, Koço Qëndro
4 Korrik 2026, 11:37
Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës
4 Korrik 2026, 11:20
Biznesi ngre shqetësime për qeverisjen, informalitetin dhe integrimin në BE
4 Korrik 2026, 10:43
Mes festës dhe protestës për dorëheqje, ditëlindja ndryshe e Edi Ramës
4 Korrik 2026, 10:08
Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
4 Korrik 2026, 09:37
4 Korriku, festa që ndryshoi historinë e SHBA-së: Si lindi dita e Pavarësisë
4 Korrik 2026, 08:36
Do transferohet te Chelsea? Granit Xhaka thyen heshtjen
4 Korrik 2026, 08:24
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2026, 07:59
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore
3 Korrik 2026, 21:21
Protesta e 34-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
3 Korrik 2026, 20:01
Ndryshe nga Rama, Meloni tërhiqet nga projekti i resortit në Sardenjë
3 Korrik 2026, 19:42
Vala e të nxehtit në Belgjikë shkakton rritje të ndjeshme të vdekjeve
3 Korrik 2026, 19:19