Flash News

E-TJERA

Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C në fundjavë

Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C

Meteorologia Lajda Porja ka bërë të ditur se Shqipëria pritet të përjetojë një periudhë me temperatura tipike për muajin korrik në ditët në vijim, me rritje graduale të nxehtësisë deri në fundjavë.

Sipas parashikimit të saj, të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 33°C, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet një rritje e lehtë deri në 34°C. Gjatë kësaj periudhe, në zonat malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani dhe qarku i Korçës parashikohen rrebeshe shiu.

Nga e enjtja, sipas meteorologes, vendi do të ndikohet sërish nga masa të nxehta afrikane, duke sjellë një valë të nxehti që pritet të zgjasë rreth 5 deri në 6 ditë.

Në fundjavë, temperaturat parashikohet të rriten ndjeshëm duke arritur deri në 39–40°C, ndërsa nga data 9 korrik e në vijim pritet të regjistrohen vlerat më të larta të këtij muaji në Shqipëri.

Të fundit