Flash News

E-TJERA

"Më dhunuan në makinën e policisë", protestuesi i liruar rrëfen çfarë ndodhi pas arrestimit

"Më dhunuan në makinën e policisë", protestuesi i

Një nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga gjykata, Arbër Lleshi, mori fjalën në protestën e 36-të qytetare, ku denoncoi dhunën që, sipas tij, është ushtruar ndaj tij pas arrestimit gjatë përplasjeve të së enjtes pranë Kuvendit.

Lleshi pretendoi se është goditur me grushte gjatë transportimit me automjetin e policisë dhe se, pasi u dërgua në komisariat, nuk mori ndihmën mjekësore që kishte kërkuar. Ai foli gjithashtu për praninë, sipas tij, të personave civilë të infiltruar gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve.

Sipas tij, protesta nuk është pjesë e përplasjes politike mes mazhorancës dhe opozitës, por një reagim i brezit të ri ndaj klasës politike që ka drejtuar vendin prej vitesh.

Arbër Lleshi: Arrestimet siç i keni parë të dhunshme makabre që nuk janë të denja për asnjë vend edhe si Rusia, protesta jonë nuk është për luftën politike që bëhet në parlament PS-PD. është për luftën politike që bën gen Z ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. Dhuna policore e ushtruar ndaj bashkëaktivistëve është e paprecedent. I keni parë filmimet. Jam dhunuar në automjetin e policisë nga parlamenti deri te komisariati i policisë. Nuk dua të viktimizohem aspak. Këtu ndjehem më i fortë se kurrë bashkë me aktivistët. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar, kohës së komunizmit. Një person me duart e prangosura që godet 30 me grushta pa uniformë në sediljet e policisë është torturë. Në komisariatin e policisë nuk i është dhënë as ndihma mjekësore e kërkuar. Kjo është shkelja e të drejtave të njeriut. Një kryeministër që guxon të thotë Fuck you popullit nuk mund të shkelë më në kryeministri.

Ata njerëz të policisë që nuk përfaqëson shumicën e policisë janë vegla të një kupole politike të vjetër që e përdor funksionin e policisë për qëllimet e zeza politike për tu kapur pas pushtetit. Dhuna goditjet apo grushtet e paligjshme të efektivëve të korruptuar nuk mundet të mposhtë grushtin e revolucionit tuaj paqësor. Kam qenë jo vetëm por të gjithë aktivistët e arrestuar jemi emocionuar nga solidariteti juaj rreth godinës. Fakti që nuk na keni lënë vetëm na jep zemër ta mbushim këtë shesh për një vit rresht pa u ndalur. Kjo është ajo që Shqipëria e së ardhmes ka nevojë. Sensibilitet social me njëri-tjetrin. Mesazhi im i fundit, dua tju them kupolës së vjetër që nuk do dorëzohemi. Ju thoni të gjithëve ejani mblidhuni këtu.

Të fundit