Flash News

E-TJERA

IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për zjarre në pyje, ja zonat më problematike

IGJEUM paralajmëron rrezik të shtuar për zjarre në pyje, ja

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të shtuar zjarresh në disa zona të vendit gjatë pasdites së së dielës dhe ditës së hënë, konkretish në Fier, Lezhë dhe Durrës si qarqet më të ekspozuara.

Sipas parashikimit, këto tre qarqe do të jenë në nivel të lartë rreziku për zjarret në pyje.

Ndërkohë, Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Vlora dhe Gjirokastra do të kenë rrezik të moderuar, ndërsa Kukësi, Dibra dhe Korça pritet të jenë në nivel të ulët.

Instituti nënvizon se edhe në disa zona të veçanta të vendit rreziku mund të jetë lokalisht i lartë, përfshirë jugun e Shkodrës, perëndimin e Tiranës, Elbasanit e Beratit, si dhe veriperëndimin e Vlorës.

Për sa i përket motit, të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34°C në zonat e ulëta, 31°C në bregdet dhe 27°C në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me intensifikim të herëpashershëm në zonat malore dhe përgjatë vijës bregdetare.

Të fundit