Flash News

Ditari i Opozitës

“Albanian Files”/ Berisha: Projektet janë orientuar nga Rama, Shqipëria është kthyer në ‘çiflig’

“Albanian Files”/ Berisha: Projektet janë orientuar nga Rama,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit lidhur me librin “Albanian Files”, për të cilin Rama ka deklaruar se ka shkruar vetëm parathënien dhe nuk është autor i tij.

Berisha tha se ai vetë kishte mësuar për ekzistencën e tij vetëm pak kohë më parë dhe se dokumenti ishte “një dosje” që po studiohet nga opozita.

“Unë vetëm dy javë më parë kam marrë vesh ekzistencën e këtij libri. Nuk kisha dëgjuar kurrë për të. Vetë autori pranon se e ka zhvilluar në mënyrë sekrete, prandaj e ka quajtur dosje”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, projektet e përmendura në libër janë realizuar me orientim të kryeministrit dhe me miratimin e tij.

“Ato projekte janë të gjitha të porositura me udhëzimin, orientimin e Edi Ramës. Ato leje janë, ato projekte janë të miratuara nga Edi Rama”, tha kreu i PD-së.

Berisha deklaroi se nuk është e rastësishme që studio të huaja të propozojnë ndërtime në zona të caktuara turistike dhe akuzoi qeverinë se po e trajton territorin shqiptar si pronë private.

“Nuk ka studio në botë që të vijë dhe të bëjë një hotel mbi kanionin e Gjipe-së pse i shkoi mendja. Kujt do t’ia thotë Edi Rama këto? Shqipëria është një çiflig i Edi Ramës, i dorëzuar mafies së drogës dhe organizatave kriminale për ndërtim, zhvillim dhe larje parash”, deklaroi Berisha.

Të fundit